KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Elbasan, përfundon vendosja e matësave të energjisë

Elbasan, përfundon vendosja e matësave të energjisë

Plotësimi me matësa ka përfunduar për të gjithë qarkun e Elbasanit. Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri dhe administratori i OSHEE-së Adrian Çela ndoqën nga afër punën e strukturave lokale në terren. Për vitin 2015 në këtë qark janë kryer mbi 99 milion lekë investime në përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes. Për rajonin e Elbasanit OSHEE regjistron mbi 200 përqind të arkëtimeve në 3 vitet e fundit dhe niveli i humbjeve ka zbritur nga 47 për qind që ishte para 2 vitesh ka zbritur në nivelin e 20-25 për qind. Autoritetet paralajmëruan se kushdo që do të verë dorë mbi sahatet duke i dëmtuar ato qëllimisht do të përballen me sanksione .