KRYEFAQJA » LAJME » Eljo Hyska zgjidhet kyretari i ri i FRESSH-it
eljo hyska, fressh, kryetari i ri, partia socialiste, forumi rinor

Eljo Hyska zgjidhet kyretari i ri i FRESSH-it

Eljo Hyska është zyrtarisht kryetari i ri i Forumit Eurosocialist të Shqipërisë. Me 10 182 vota, Hyskaj arriti të fitonte me një rezultat dukshëm më të lartë kundrejt 7 kandidatëve të tjerë në garën për kreun e Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë. Nga ky votim u përzgjodhën dhe dy nënkryetarët e Forumit, Shpati Kolgega me 7 706 vota dhe Elsamed Mukaj me 2 742 vota. Ndërsa Marinela Rukia, Erjo Mile, Jonida Spaho, Ana Abdi dhe Ermal Petushi jane anëtarët e rinj të kryesisë. Për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj votuan 24 581 anëtarë të FRESSH në të gjithë vendin, numri më i lartë i votuesve realizuar ndonjëherë nga një forum rinor, thuhet në njoftimin e PS-se.