KRYEFAQJA » LAJME » Elon Musk: Apple po punon për të bërë një makine elektrike.
Elon Musk: Apple po punon për të bërë një makine elektrike.

Elon Musk: Apple po punon për të bërë një makine elektrike.

Shefi i Teslas, Elon Musk ka thënë se është “një sekret i hapur” që Apple është duke ndërtuar një makinë elektrike. Ai gjithashtu ka parashikuar se makinat që vozisin vetë, pa shofer, do të bëhen shumë shpejt një “anakronizëm i çuditshëm”.

Këto komentë, Musk I bëri gjatë një interviste ekskluzive për BBC tek studio e tij afer Los Anxhelosit.

Tesla ka bashkëpunuar me Nissan dhe BMë për tu bërë marka më e shitur e makinave elektrike pa shofer, por për momentin janë në humbje. Një sfidë tjetër për ta është që shumë inxhinjerë janë punësuar nga kompani rivale si Faraday Future dhe Apple. Apple nuk ka bërë njoftim zyrtar që po punon për automjete, edhe pse së fundmi ka regjistruar shumë domaine të lidhura me to, si për shembull apple.car dhe apple.auto.