KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Elton John dhe Katy Perry në mbeshtetje të Hillary Clinton

Elton John dhe Katy Perry në mbeshtetje të Hillary Clinton

Pas super të martës, një super e mërkure për Hilari Klinton. Elton Xhon, Keti Peri dhe Endra Dei ndezën skenën e sallës së Radio Sitit në Nju Jork, ndërsa përformuan në takimin për mbledhjen e fondeve për fushatën e kandidates demokrate Hilari Klinton, duke i rezervuar asaj një atmosferë emocionuese. I madhi Elton Xhon, i cili performoi tetë nga kënget e tij me të njohura, megjithëse nuk mund të votoje sepse është britanik, u bëri thirrje amerikanëve të votonin për Klinton, pasi ajo është e vetmja shpresë e Amerikës. Ndërsa Perri, kënga e së cilës Roër është himn i fushatës së Klinton, ishte veshur me ngjyrat e flamurit amerikan. Para se të këndonte hitin e saj “Ukondishënëlli” (pa kushte) ajo iu drejtua turmes “E këndoj këtë këngë sepse besoj se kjo grua tregon dashuri pa kushte”, duke iu referuar Clinton.

Më shumë se 6 mijë persona, mes të cilëve edhe aktoret Xhemi Foks dhe Xhulian Muur, morën pjesë në këtë takim me moton “Unë jam me të”.