KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Embër Hërd, i shpëton dënimit të gjykatës australiane për futjen e paligjshme të terrierëve të saj
Embër Hërd

Embër Hërd, i shpëton dënimit të gjykatës australiane për futjen e paligjshme të terrierëve të saj

Aktorja Embër Hërd, ka shmangur dënimin për trafikim të paligjshëm të kafshëve nga gjykata australiane pasi ishte paditur se kishte futur në mënyrë ilegale qentë e saj në Australi. Zonja Hërd, bashkëshortja e aktorit të mirenjohur Xhoni Dep, deklaroi para gjykatësve se ishte fajtore për dhënien e një deklarate falso mbi terrieret e saj. Ajo u lirua me kusht për sjellje të mirë. Në vitin 2015, Hërd, përmes një avioni privat, kishte futur qentë e saj Pistol dhe Buu në Kuinslend ku do të vizitonte bashkëshortin Depp gjatë xhirimeve të “Piratëve të Karaibeve”. Në Australi kafshët, bimët dhe disa lloj ushqimesh nuk lejohen të futen në vend pa lejen e qeverisë. Nëse kjo ndodh, ata duhet të kalojnë 10 ditë në karantinë. Zonja Hërd kishte shënuar “jo” kur në formularin e imigrimit u pyet nëse kishte sjellë në Australi ndonjë gjë të palejueshme, duke përfshirë edhe kafshët. Prezenca e qenve u vu re pasi një kujdestar i tyre postoi foto në rrjetet sociale. Avokati i zonjës Hërd argumetoi se ajo kishte kujtuar se për dokumentet e udhëtimit të qenve ishin kujdesur asistentet e saj. Ndërkohë, autoritetet australiane kanë publikuar një video ku çifti kërkon falje për veprimin si dhe këshillon udhëtarët të respektojnë ligjet australiane të karantinës.