KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Embriologji”, rrëfehet autori Shkëlqim Çela
shkelqim cela, cmimi kadare, uet, embriologji,

“Embriologji”, rrëfehet autori Shkëlqim Çela

Larguar që prej vitit 1991 nga Shqipëria, fillimisht për në Austri, e më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shkëlqim Çela rikthehet në Tiranë si shkrimtar dhe fitues i çmimit “Kadare”, dhënë nga Universiteti Europian i Tiranës. “Embriologji” është libri i tij i fundit që i dhuroi këtë çmim, duke e shndërruar kështu nga një staticion që është në jetën e përditshme, në një shkrimtar të vlerësuar. Ndonëse larg njëra-tjetrës, të shkruarit me profesionin që bën, Çela gjen emërues të përbashket mes tyre.

Sic thotë dhe vetë Çela, në novelat e tij mungon detajimi i personazheve, por nuk mungon detajimi me imtësi i rrethanave në të cilat ai vendoset. Kjo pasi për autorin nuk ka shumë rëndësi individi, por masa.

Që nga titujt që mbajnë disa prej librave, tregimeve apo novelave të Çelës, si: Zbori, “Yje te pash(q)uar”, vihet re ndikimi nga e shkuara.

Veç kësaj, për shkrimtarin gjuha shqipe mbetet gjuha në të cilën ai mund të mendojë e krijojë.