KRYEFAQJA » LAJME » Emergjencat civile, ndihma për familjet e përmbytura në Has
emergjencat civile, has, familjet e permbytura, ministria e brendshme

Emergjencat civile, ndihma për familjet e përmbytura në Has

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile dhe Drejtoria e Rezervave të Shtetit shpërdanë setin e ndihmave për 5 familje në Has dhe Bajram Curri, të cilat për shkak të fatkeqësive natyrore kanë humbur banesat. I pranishëm në dorëzimin e ndihmave dhe ngritjen e çadrave të përkohshme për banim, ishte Drejtori i Përgjithshëm  i Emergjencave Civile Shemsi Prençi.

Njëri prej anëtarëve të famijes Fejzolli tha se zgjidhja e vetme për ta, ka qenë strehimi tek të afërmit e tyre.

Drejtori i i Emergjencave Civile i ka kërkuar pushtetit vendor të jetë sa më bashkëpunues për tu ardhur në ndihmë familjeve që janë në vështirësi.

Emergjencat Civile do të hartojnë një plan për të shpërndarë pranë Bashkive paketat me setet e ndihmës në mënyrë që familjeve në nevojë tu jepet ndihmë sa më parë.