KRYEFAQJA » LAJME » Emergjencat: Tahiri në gadishmëri të plotë
Emergjencat:Tahiri në gadishmëri të plotë

Emergjencat: Tahiri në gadishmëri të plotë

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, ndërsa ishte i pranishëm në mbështetjen me paketë ndihmash për banorët e prekur në zonën e Laprakës në Tiranë, kërkoi solidaritet njerëzor në përballimin e situatave të emergjencave natyrore për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Një tjetër ftesë ai u drejtua bizneseve për tu solidarizuar me banorët e përmbytur në të gjithë vendin.

Në të gjithë vendin vijon të mbetet situatë emergjente për shkak të reshjeve që sjellin daljen e lumenjve e përrenjve nga shtrati dhe përmbytjen e banesave dhe tokave bujqësore. Tahiri tha se situata po menaxhohet rast pas rasti nga emergjencat civile për tju përgjigjur çdo nevoje të banorëve të rrezikuar.