KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Emërohet kreu i ri i “Kishës Katolike Shqiptare”
frendo, imzot, kreu i kishes katolike, shqiptare,

Emërohet kreu i ri i “Kishës Katolike Shqiptare”

Imzot George Frendo konfirmohet sot si Kreu i ri i Kishës Katolike në Shqipëri nga Papa Françesku, duke zëvendësuar kështu Imzot Rrok Mirëditën pas ndarjes së tij nga jeta 11 muaj më parë. Imzot Frendo, 70-vjeçari me origjinë nga Malta, prej 18 vitesh kish qenë në shërbim të kishës në Shqipëri, si numri dy i saj. Që prej muajit prill ai u emërua edhe kreu i përkohshëm i dioqezës deri në zgjedhjen përfundimtare nga Vatikani. Ai ka dhënë menjëherë pas emërimit të tij një intervistë për Televizionin Shqiptar te cilen mund ta ndiqni në kanalin e TVSH-së në You Tube.