KRYEFAQJA » LAJME » Ende asnjë zhvillim nga fronti i reformës
Ende asnjë zhvillim nga fronti i reformës

Ende asnjë zhvillim nga fronti i reformës

Takimi mes kreut të parlamentit Meta, atij të opozitës Basha dhe ambasadorëve Lu dhe Vllahutin, duket se nuk ka dhënë rezultat. Zoti Basha është larguar pa arritur një marrëveshje, ndërsa zoti Meta ka vazhduar edhe më tej takimin, bëjnë të ditur burime të ndryshme mediatike. Debati me sa duket më shumë se teknik është politik. Disa analistë thonë se situata është e paqartë, pasi  ndërsa nga palët deklarohet se nuk ka snjë pretendim, pritet të arrihet një marrëveshje.
Ndërkaq parlamenti ka ndërprerë seancën plenare pas diskutimit mes polemikash të një ligji për ndërtimin e një porti me vlerë 5 miliard dollarë në Karpen të Kavajës, pak kilometra larg portit të Durrësit, më i madhi i vendit. Deputetë e PD thanë se nuk ishin kundër ndërtimit, por kishin paqartësi. Ministrat Ekonomi dhe Haxhinasto nga ana e tyre u përpoqën të hidhin më shumë dritë. Tashmë deputetët janë në pritje të lajmit për rifillimin e seancës plenare për Reformën në Drejtësi. Shumë prej tyre kanë shprehur keqardhjen për situatën e krijuar, ndërsa kanë deklaruar votën pro reformës.