KRYEFAQJA » LAJME » Ende mister fati i Erdoganit
Ende mister fati i Erdoganit

Ende mister fati i Erdoganit

Media të ndryshme njoftojnë se presidenti turk Rexhep Taip Erdogan është larguar nga vendi me avionin e tij presidencial. Sipas tyre ai ka fluturuar fillimisht drejt Gjermanisë, por autoritet zyrtare nuk e kanë pranuar. Kjo e ka detyruar atë të nisin fluturimin drejt Londrës. Megjithatë nuk ka njoftime zyrtare rreth këtij intinerari. Fillimisht u tha se zoti Erdogan ishte me pushime jashtë Turqisë,ndërsa më pas se është në vend të sigurtë. Disa media dhanë një video deklaratë të tij telefonike ku zoti Erdogan i bënte thirrje popullit që të dilte të mbronte vendin. Ai ka kërcënuar se ata qe e kanë krijuar këtë situatë në Turqi  do ta paguajnë shumë shtrenjtë. Qytetet turke po kërcënohen nga kaosi dhe ka njoftime se nga përplasjet mes përkrahësve të qeverisë dhe atyre të ushtrisë ka viktima.