KRYEFAQJA » LAJME » Ende mungesë konsensusi për dekriminalizimin
Ende mungese konsensusi për dekriminalizimin

Ende mungesë konsensusi për dekriminalizimin

Ndërsa kanë mbetur edhe katër ditë nga hyrja në fuqi e akteve nënligjore të ligjit për dekriminalizimin, mazhoranca e majtë dhe opozita e djathtë ende nuk kanë arritur të gjejnë gjuhë e përbashkët. Të mërkurën debati në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ka zgjatur rreth katër orë, por sërish pa rezultat. Kreu i parlamentit Ilir Meta ka këmbëngulur vazhdimisht në arritjen e konsensusit. “Opozita mendon që nuk ka asnjë problem kushtetues dhe kundërvënie tjetër ligjore për zbatimin e këtij ligji. Ne të ecim përpara dhe të arrijmë konsensusin për të nxjerrë aktet në zbatim dhe të vazhdojmë punën”, tha Meta.
Në thelb debati është përqëndruar tek formulari i vetdeklarimit . “Në pjesën më të madhe është gjetur konsensusi, disa çështje që kanë ngelur do të diskutohen nesër. Çështje të përqasjes ndaj çështjeve që janë parashikuar në ligj” tha deputeti socialist Taulant Balla.
Por të kundërtën deklaroi deputeti demokrat Oerd Bylykbashi. “Nuk ka dakordësi për aktet që janë detyrim për miratim nesër në Kuvend. Projektvendimi është i padakordësuar sepse PS ka kopjuar aktin e përgatitur nga PD-ja dhe siç ndodhi në shtator, ka hequr pjesë kryesore, të cilat janë themelore për funksionimin e procesit të verifikimit” tha ai.
Debati pritet të vazhdojë të enjten në sancë parlamentare, e cila si zakonsiht pritet të jetë mjaftë e zjarrtë. Opozita ka paralajmëruar radikalizimin e situatës duke tentuar bllokimin e tij.