KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Eneda Tarifa në “EUROVISION”
eneda

Eneda Tarifa në “EUROVISION”

Më 12 Maj, Shqipëria do të konkurrojë në “Festivalin Europian”, i cili zhvillohet në Stokholm, me këngën fituese, në Radiotelevizionin Shqiptar “Përrallë”. Këngëtarja Eneida Tarifa, pak para nisjes, nuk ngurron të na tregojë disa detaje të performancës së saj në Eurosong ku ajo do të shfaqet me një veshje sa tradicionale aq edhe mitike Kompozitorja e këngës Olsa Toqi tregon se Eneida në skenë do të shoqërohet nga tre këngëtare, dy prej të cilëve janë të rinj. Drejtori i Radiotelevizionit Shqiptar Martin Leka, tha se ky është një ndër produksionet më të mëdha të Radiotelevizionit Shqiptar, ku çdo element i këngës është kuruar me kujdes . Prodhimi audio i këngës është realizuar në një nga studiot më të mira britanike, ndërkohë që prodhimi i videos është bërë në studion e fotografit kosovar Avni Selmani . Eneida tarifa dhe kompozitorja e këngës Përrallë, Olsa Toqi do të konkurrojnë me këngën”Fairytale” përballë 41 vendeve të tjera. Por veç performancës së shkëlqyer në skenë, një tjetër mision i tyre është prezantimi i Shqipërise dhe i vlerave të saj në skenat e Eurovillixh ne Stokholm.