KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Energjitikë, Berisha replikon me Gjiknurin
Energjitikë, Berisha replikon me Gjiknurin

Energjitikë, Berisha replikon me Gjiknurin

Ish kryeministri Sali Berisha dhe Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, kanë shkëmbyer replika në distancë lidhur me menaxhimin e energjisë që përfitohet nga HEC-et e kaskadës mbi Lumin Drin. Fillimisht ishte zoti Berisha që në një bashkëbisedim me gazetarët të premten, akuzoi ministrin Gjiknuri për një aferë korruptive duke dorëzuar menaxhimin e Kaskadës së Drinit tek një kompani private në kundërshtim të plotë me ligjin. Ai e quajti një aferë korrupsioni shqiptaro-serbe.
Por sipas ministrit Gjiknuri këto deklarata janë të gënjeshtërta. Sipas tij kontrata e nënshkruar me kompaninë EFT nuk i jep të drejtë kësaj kompanie në asnjë pikë që të menaxhojë Kaskadën. “Kontrata e depozitivimit ka si qëllim që të ofrojë zgjidhje kur prurjet janë të mëdha dhe maksimizimin e prodhimit të energjisë” është shpehur ministri energjitikës, ndërsa e ka cilësuar ish kryeministrin “varrmihësi të energjitikës shqiptare”.