KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Enkeleida Kamani fiton “Marie Krajën”
Enkeleida Kamani fiton "Marie Krajën"

Enkeleida Kamani fiton “Marie Krajën”

Këngëtarja shqiptare Enkeleda Kamani, u shpall fituese e edicionit të 15-të të Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja” që u zhvillua në Tiranë.  Në vendin e dytë u rendit Elisabet Bailey, soprano nga Britania e Madhe, ndërsa çmimin e tretë e merituan dy konkurrentët Anna Stylianaki nga Greqia dhe Federika Vitali nga Italia. Për “Garën e Këngës”, çmim që u nda nga orkestra e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, fitues doli tenori nga Spanja, Hector Grasia.
Në dy netë Festivali Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja”, solli në Tiranë jo vetem, ariet margaritare dhe këngët më të famshme të repertorit botëror, por edhe yjet e rinj të skenës operistike. Interesimi i publikut shqiptar ishte mjaftë i madh. Në të dy netët e zhvillimit të festivalit salla e Tetarit Kombëtar të Operas dhe Baletit ishte plot me spektatorë që duartrokitën fuqishëm artistët virtuozë.