KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Eposi i Kreshnikëve prezantohet në Tiranë

Eposi i Kreshnikëve prezantohet në Tiranë

Projekti “Eposi shqiptar i kreshnikëve” prej 15-vëllimesh me mbi 5-mijë faqe u prezantua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Kjo dosje tashmë është rrumbullakosur dhe do të proçedohet për mbrojtje nga UNESCO si një vlerë e trashëgimisë jomateriale të njerëzimit. Projekti është financuar nga Qeveria e Kosovës dhe është mbështetur edhe nga shteti shqiptar.

Dosja e eposit të kreshnikëve për herë të parë është vlerësuar nga Bashkimi Europian me çmimin special për trashëgimi kulturore “Nostra”. Kjo mirënjohje që simbolikisht iu dorëzua kryetarit të grupit të punës profesor doktor Zymer Nezirit është një paralajmërim që kjo pasuri e madhe poetike shqiptare të renditet në vlerat e trashëgimisë botërore të njerëzimit.

Rëndësia e dosjes së eposit të kreshnikëve është tejet e madhe për njohjen e traditave gojore të këndimit epik dhe të interpretimit në veçanti për studime shkencore poetike, dialektologjike, etnomuzikologjike e të tjerë.