KRYEFAQJA » LAJME » Erasmus + dhe Horizon 2020 mbledhin ekspertë të arsimit
erasmus + tirana albania, horizon 2020, kapacitetet studimore, arsim

Erasmus + dhe Horizon 2020 mbledhin ekspertë të arsimit

Informimi dhe trajnimi efikas i ekspertëve dhe institucioneve të larta arsimore janë zgjidhja e duhur për të përthithur fondet dhe mundësitë që ofrojnë programet europiane Erasmus Plus dhe Horizon 2020. Pikërisht mbi këtë nevojë dhe në kushtet kur ka një kurbë në rënie të aplikimeve nga Shqipëria Agjensia e Kerkimit, teknologjisë dhe Inovacionit në bashkëpunim me zyrën e asistencës teknike për programet europiane në Shqipëri organizoi tryezën e rrumbullakët mbi detaje të këtyre programeve.

Belen Enciso nga zyra e EACEA, është shprehur: “Ju jeni në një periudhë tranzicioni dhe në kushtet kur keni një ligj të ri për Arsimin e Lartë e po ashtu keni një menaxhim të ri në gjithë nivelet Universitare. Pra është një moment shumë i rëndësishëm për të shpërndarë mesazhin dhe rekomandimet tuaja”.

Takimi ishte konceptuar si një evidentim i problematikave që frenojnë pjesëmarrjen e Institucioneve të Larta Arsimore në programin Erasmus plus dhe Horizon 2020 dhe përgatitjen e rekomandimeve në përmiresimin e këtyre statistikave.