KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Erdoan tërheq të gjitha padite e ngritura për fyerje
rexhep erdogan, akuza per fyerje, terheqje, grushtteti turk

Erdoan tërheq të gjitha padite e ngritura për fyerje

Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan ka bërë të ditur se do të tërheqë të gjitha padite e ngritura ndaj personave që e kanë fyer atë. Këtë vendim, Erdoan e ka marrë i frymëzuar nga ndjenjat e unitetit që e kanë pushtuar pas grushtit të dështuar të shtetit, siç u shpreh vetë. Nga pallati presidencial, Erdoan tha se ky gjest demonstron vullnetin e tij të mirë. Në fillim të këtij viti, autoritetet turk bënë të ditur se rreth 2 mijë persona po procedoheshin penalisht për fyerjen e Erdoan. Presidenti turk gjithashtu kundërshtoi edhe kritikat adresuar atij në lidhje me ndëshkimet pas grushtit të shtetit. “Disa persona na japin keshilla. Thonë se janë të shqetësuar. Shihni punët tuaja”, u shpreh ai, ndërsa theksoi se asnjë i huaj nuk kishte shkuar ne Turqi për të shprehur ngushëllime për viktimat e grushtit të shtetit. “Asnjë nuk erdhi, as nga Bashkimi Europian dhe as nga perëndimi. Ato vende apo lidera që nuk janë të shqetësuar për demokracinë turke, jetët e popullit tonë dhe të ardhmen e tij, por shqetësohen për fatin e puçisteve, nuk mund të jenë miqtë tanë”, deklaroi Erdoan. Gjatë ditës së djeshme, presidenti turk gjithashtu kritikoi kreun e komandës qëndrore amerikane, gjeneralin Xhozef Votël, duke thënë se ai ishte në krahun e komplotuesve, për shkak se gjenerali amerikan ishte shprehur se burgosja e disa liderave ushtararke mund të demtonte bashkëpunimin ushtarak mes Turqisë dhe Amerikës. Duke iu përgjigjur komenteve të Erdoan, gjeneral Votël tha se raportimet se ai mund të ishte përfshirë në grushtin e shtetit ishin të pavenda dhe plotësisht të pasakta. Ndërkohe drejtori i intelligjences kombëtare Xhejms Klepër ka theksuar se masat ndëshkuese të Turqisë po ndikonin në bashkëpunimin ushtarak mes dy vende në luftën kundër ISIS.