KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Erdogan: Dënim me vdekje nëse do populli!
Erdogan: Dënim me vdekje nëse do populli!
EPA/SEDAT SUNA

Erdogan: Dënim me vdekje nëse do populli!

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan deklaroi para mbështetësve gjatë një mitingu në Stamboll se do ta miratojë dënimin me vdekje nëse ky mbështetet nga parlamenti dhe populli. Ai foli para një turme prej më shumë se 1 milion njerëzish të mbledhur në qytetin më të madh turk, duke risjellë në qendër të vëmëndjes dënimin kapital, për të cilin u kritikua nga e gjithë Evropa. Erdogan gjithashtu premtoi se shteti do të spastrohet nga mbështetësit e klerikut Fetullah Gylen, i cili fajsohet për grushtin e dështuar të shtetit të 15 korrikut. Më shumë se 270 njerëz u vranë në ngjarjet e grushtit të shtetit. “Nëse parlamenti turk do të vendosë për dënimin me vdekje, unë iu them paraprakisht, se do ta miratoj vendimin e parlamentit”, është shprehur Erdogan. “Thonë se s’ka dënim me vdekje në BE. Epo, SHBA-ja e ka dënimin me vdekje, e ka edhe Japonia, e ka Kina, e kanë shumica e botës. Pra, ata lejohen ta kenë. Ne e kemi përdorur atë deri më 1984. Sovraniteti i përket popullit, prandaj nëse populli e merr këtë vendim, unë jam i sigurtë se të gjitha partitë politike do të binden”, ka deklaruar presidenti turk. 1 milion njerëz edhe nga qytete të tjera u mblodhën një natë më parë në Stamboll, në një protestë në mbështetje të presidentit Erdogan. Për të garantuar sigurinë e paradës, të quajtur “për demokracinë dhe për dëshmorët”, u mobilizuan 15 mijë forca policie. Mes turmës janë parë shumë flamuj turq dhe të gjitha simbolet. Në këtë manifestim të madh Presidenti Erdogan mbërriti me helikopter në pjesën europiane të Stambollit. Në miting ishin ftuar liderët e dy prej tre partive opozitare në Turqi dhe figura fetare. Partia Kurde nuk ishte ftuar. Manifestimi i 7 gushtit shënoi edhe fundin e demonstratave trejavore që nga grushti i dështuar i shtetit i 15 korrikut.