KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Erdogan dhe Putin fillojnë bashkëpunimin
CUMHURBASKANI TAYYIP ERDOGAN, RUSYA LIDERI VLADIMIR PUTIN ILE 20 DAKIKA SUREN BIR TELEFON GORUSMESI YAPTI. GORUSMEDE, TEROR SALDIRILARININ AKABINDE DUZENLENEN OPERASYONLAR VE BOLGESEL KONULAR ELE ALINDI. PUTIN, SURUC'TAKI SALDIRIDA OLEN SIVILLER, SEHIT OLAN ASKER VE POLISLER ICIN TAZIYE DILEKLERINI ILETTI.

Erdogan dhe Putin fillojnë bashkëpunimin

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, kanë biseduar për herë të parë me telefon qëkur Turqia rrëzoi një avion rus, në fund të vitit të kaluar. Edhe Kremlini, edhe zyra e Erdoganit kanë thënë se dy presidentët kanë rënë dakord që të rifillojnë bashkëpunim dhe janë shprehur të gatshëm për t’u takuar. Zyra e presidentit turk po ashtu ka thënë se Erdogan dhe Putin janë zotuar se do të luftojnë kundër terrorizmit. Në nëntor të vitit 2015, forcat turke kanë rrëzuar një avion rus, i cili fluturonte përgjatë kufirit Turqi-Siri. Piloti rus ka humbur jetën. Biseda midis Putin dhe Erdoganit është realizuar pasi Erdogan, këtë javë, ka shprehur keqardhje për incidentin.