KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Erdogan kërkesa BE-së në lidhje me çështjen e emigrantëve dhe procesin e pranimit të Turqisë në BE
erdogan kerkesa BE-se

Erdogan kërkesa BE-së në lidhje me çështjen e emigrantëve dhe procesin e pranimit të Turqisë në BE

Udhëheheqesit e Bashkimit Evropian dhe kryeministri Turk vendosen ta shtyjnë samitin urgjent në Bruksel, pak pasi u mblodhën për bisedime, pasi shefi i qeverise turke paraqiti një propozim të ri lidhur me atë se si do të trajtohet cështja e emigrantëve. Ankaraja po bën përpjekje të hapë rrugën e zgjidhjes së problemit, lajmëroi delegacioni turk, pro nuk dha hollësi rreth ofertës së re të Turqisë. Megjithate, burime diplomatike evropiane e bënë të qartë se Turqia ka paraqitur dy kërkesa: njëra ka të bëje me shumën e parave që do të ofroje brukseli për krizën e refugjatëve dhe tjetra me procesin e pranimit të Turqisë në BE. Kryeministri turk u tha kolegeve të tij evropiane se plotësimi i kërkesave të Ankarase do të thotë zgjidhje e përheshme e problemit të emigracionit të paligjshëm. Bisedimet sot zgjaten vetëm 1 orë e 40 minuta kurse udhëheqesit e 28 shteteve anëtare të BE-se thanë se do ta shqyrtojnë propozimin e Turqisë dhe do të përpiqen të dalin me një vendim. Samiti i djeshëm synonte që të arrinte një marrëveshje e cila do ta shpallte të mbyllur rrugën e Ballkanit për emigrantët. Masa kryesore do te ishte kthimi pas qysh në turqi i atyre që nuk kualifikohen për azil.