KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Erdogan: NATO ka nevojë për përditësim

Erdogan: NATO ka nevojë për përditësim

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan tha se natyra e nocionit të kërcënimit të sigurisë ka pësuar një ndryshim shumë serioz, duke shtuar se në këtë proces NATO duhet të jetë më aktive dhe ta përditësojë veten përballë kërcënimeve të reja. Pyetjeve të gazetarëve në lidhje me aktualitetin, Presidenti Erdoan iu përgjigj në Shtëpinë Shtetërore për Mysafirët në aeroportin ndërkombëtar “Atarurku” në Stamboll, para se të nisej për në Varshavë të Polonisë, ku sot dhe nesër do të mbahet Samiti i Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s. Presidenti Erdoan tërhoqi vëmendjen në sulmet terroriste që ndodhën në javët që lamë prapa, fillimisht ai në Stamboll dhe më pas në Irak dhe Arabinë Saudite, ndërsa tha se siguria ndërkombëtare po bëhet gjithnjë e më brishtë. Situata nuk ka të bëjë me një problem lokal që ndikon vetëm disa vende të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, përkundrazi është një problem me përmasa globale, u shpreh Erdoan, duke shtuar se bota sot përveç kërcënimeve klasike përballet edhe me sfidat e reja të sigurisë të shkaktuara nga organizatat terroriste, siç janë: DAESG, Al-Kaide, PYD, PKK, YPG. Kreu i shtetit turk u ndal edhe në krizën e refugjatëve dhe dyndjet e migrantëve duke vënë në dukje domosdoshmërinë e vazhdimit të solidaritetit brenda aleancës (NATO), ndërtimin e forcës së saj këshilluese, si kusht për vazhdimin e stabilitetit global dhe ekuilibrit të forcave në botë. “Presim që NATO të bëjë më shumë përpjekje përballë zhvillimeve që ndikojnë negativisht sigurinë e Turqisë,” cilësoi Erdoan.