KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Erdogan në Bruksel
Erdogan në Bruksel

Erdogan në Bruksel

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, vizitoi të hënën Brukselin ku u takua me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian për bisedime urgjente për krizën e emigrantëve dhe për luftën në Siri, e cila po sjell me se shumti refugjatë. Vizita ndodh kur 630 mijë njerëz kanë hyrë ilegalisht në Bashkimin Evropian këtë vit, shumica prej tyre duke kaluar nëpër Turqi, dhe kur raportohet se në Gjermani mund të arrijnë afro 1.5 milion azilkërkues deri në fund të vitit 2015. Të ballafaquar me krizën më të keqe të refugjatëve prej Luftës së Dytë Botërore, Brukseli dhe Ankaraja po diskutojne për planin sipas të cilit Turqia do tu bashkohej patrullave të rojës bregdetare të Greqisë, në pjesën lindore të Egjeut, nën bashkërendimin e agjencisë së kufijve Frontex të BE-së. Zoti Erdogan po diskuton për këto çështje me presidentin e BE-së, Donald Tusk, presidentin e Komisionit Evropianm, Zhan Klod Junker dhe me shefin e Parlamentit Evropian, Martin Shulz.