KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Erdogan, “Ne do të shkojmë në rrugën tonë, ju shkoni në tuajen” iu drejtua vendeve të BE-së
erdogan

Erdogan, “Ne do të shkojmë në rrugën tonë, ju shkoni në tuajen” iu drejtua vendeve të BE-së

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi sot se Turqia nuk do të ndryshojë legjislacionin e saj kundër terrorizmit për hir të heqjes së regjimit europian të vizave për qytetarët e saj. Deklarata e Erdogan erdhi një ditë pasi kryeministri Ahmet Davutollu, i cili ka negociuar marrëveshjen BE-Turqi, dha dorëheqjen pas një përçarje të krijuar mes tij dhe Erdogan. Në një fjalim televiziv nga pallati presidencial, Erdogan iu drejtua vendeve europiane “Ne do të shkojmë në rrugën tonë, ju shkoni në tuajën” Bashkimi Europian i ka kërkuar Turqisë të rishikoje ligjet e saj kundër terrorizmit, si një kusht për të lejuar qytetarët turk të udhëtojnë pa viza për në Europë.