KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Erdogan: Nëse nuk na ndihmojnë, do të vetëmbrohemi
Erdohan : Italia duhet të merret me mafian, jo me tim bir!

Erdogan: Nëse nuk na ndihmojnë, do të vetëmbrohemi

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, ka deklaruar se nëse nuk marrin ndihmë nga tjerët, Turqia do të reagojë vetë për të parandaluar sulmet e Shtetit Islamik në qytetin Kilis në afërsi të kufirit me Sirinë. “Do ta mundim Shtetin Islamik. Këtë çështje do ta zgjedhim vetëm atëherë kur nuk do të ndihmohemi, sepse nuk duam të bombardohemi në Kilis”, ka shtuar Erdogan. Nervozizmi i autoriteteve turke vjen për shkak të sulmeve me raketa të cilat po lëshohen nga territori i kontrolluar nga Shteti Islamik. “Kemi trokitur në çdo derë duke kërkuar krijimin e zonës së sigurisë në kufirin tonë jugor, por askush nuk dëshironte të ndërmerrte një hap të tillë. Nëse nuk do të merremi vesh për veprimet vendimtare kundër kësaj organizate terroriste, bota nuk do të jetë më një vend i sigurt”, ka thënë mes të tjerash presidenti turk.