KRYEFAQJA » LAJME » Erdogan: Ngjarja e Stambolit vepër e një atentatori vetvrasës me origjinë siriane
Erdogan: Ngjarja e Stambolit vepër e një atentatori vetvrasës me origjinë siriane

Erdogan: Ngjarja e Stambolit vepër e një atentatori vetvrasës me origjinë siriane

Presidenti turk Recep Taip Erdogan, e konsideroi ngjarjen e ndodhur të martën në Stamboll, ku 10 persona humbën jetën dhe 15 u plagosën si vepër të një atentatori vetëvrasës. “E dënoj me forcë aktin terrorist në lagjen “Sulltanahmet” të Stambollit, sulm ky i ndërmarrë sipas të dhënave tona nga një kamikaz me origjinë siriane. Fatkeqësisht, deri tani kemi 10 të vdekur, disa nga të cilët janë shtetas turq, të tjerët shtetas të huaj. Dua t’u përcjell ngushëllimet e mia të afërmve të viktimave e t’u uroj shërim të shpejtë të plagosurve. Kjo ngjarje na tregoi edhe njëherë sa e nevojshme është të ruajmë solidaritetin e të qëndrojmë të bashkuar, përballë sulmeve terroriste” tha zoti Erdogan. Sipas tij Turqia është objektivi kryesor i grupeve terroriste në rajon, të cilat i lufton që të gjitha njësoj. Ka pasur një sërë sulmesh sporadike në Stamboll muajt e fundit, të atribuuara një grupi të ekstremit të majtë, ndërsa dhuna mes forcave turke dhe militantëve kurdë të PKK-së është përshkallëzuar ndjeshëm, pas shembjes së armëpushimit. Turqia, nga ana tjetër, është bërë pre e një serie sulmesh me bomba, për të cilat fajësohet Shteti Islamik. Në muajin tetor dy sulme kamikaze në kryeqytetin Ankara morën më shumë se 100 jetë njerëzish, ndërsa në korrik mbi 30 vetë u vranë nga një shpërthim në qytetin e Suruçit, në kufi me Sirinë.