KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Erdogan: Parlamenti Evropian do të votojë për negociatat e anëtarësimit të Turqisë në BE
erdogan, turqi, lider, negociata, votim, parlamenti europian

Erdogan: Parlamenti Evropian do të votojë për negociatat e anëtarësimit të Turqisë në BE

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi se në Parlamentin Evropian, do të mbahet një votim për negociatat e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian. “Dëshiroj të shpreh nga këtu duke iu drejtuar të gjtihë botës që na ndjek nëpër ekrane: Çfarëdo rezultati që të dalë nga ky votim, për ne nuk ka asnjë vlerë. Asnjë peshore nuk mund të peshojë vullnetin e një populli i cili ka mbrojtur me jetë demokracinë dhe të ardhmen natën e 15 korrikut. Kjo luftë për stabilitetin dhe të ardhmen e vendit nuk do të ndërpritet me uljen dhe ngritjen e duarve në ajër. Ky popull natën e 15 korrikut ia ka vërtetuar të gjithë botës se për të mbrojtur lirinë, vullnetin dhe demokracinë mund të sakrifikojë edhe jetën e tij”, tha Erdoğani. Ai thekoi se “Pavarësisht se ky votim nuk ka lidhje politike, e kam te pamundur ta përtyp këtë mesazh që kërkohet të jepet haptazi. Kjo nismë për votim nga Parlamenti Evropian e bën të duket sikur ai mbron dhe ndodhet në anën e organizatave terroriste”, vijoi presidenti turk. Parlamenti Evropian do të mbaje votim për pezullimin ose jo të negociatave me turqinë me kërkesë të grupimeve të djathta.