KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Erdogan për CNN: Nëse Parlamenti propozon kthimin e dënimit me vdekje, unë e miratoj
11a CNNi Europe Aircheck Has Neilsen Watermark...TVE can use.

Erdogan për CNN: Nëse Parlamenti propozon kthimin e dënimit me vdekje, unë e miratoj

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan deklaroi se nëse parlamenti do të propozojë rivendosjen e dënimit me vdekje, në kuadër të grushtit të dështuar të shtetit, atëherë ai do ta nënshkruante atë. ”Grushti i shtetit ishte një krim i pastër tradhtie”, deklaroi Erdogan për CNN, në të parën intervistë pas përpjekjes së dështuar të puçit. “Por, natyrisht, do të vendosë parlamenti për këtë”, theksoi ai. “Nëse deputetët pranojë të diskutojnë, atëherë, unë si president, do të miratoj çdo vendim të parlamentit”, shtoi Erdogan. Ndërkohë, Këshilli i Evropës paralajmëroi dje Turqinë kundër rivendosjes së dënimit me vdekje, i përfolur në vendin euroaziatik pas grushtit të dështuar të shtetit, duke i rikujtuar Ankarasë se një veprim i tillë nuk është në përputhje me anëtarësimin në organizatën panevropiane.