KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Erdogan për luftën kundër terrorizmit: Europa strehë e partive ekstremiste
Turkish President Tayyip Erdogan makes a speech during his meeting with mukhtars at the Presidential Palace in Ankara, Turkey, March 16, 2016.  REUTERS/Umit Bektas
Turkish President Tayyip Erdogan makes a speech during his meeting with mukhtars at the Presidential Palace in Ankara, Turkey, March 16, 2016. REUTERS/Umit Bektas

Erdogan për luftën kundër terrorizmit: Europa strehë e partive ekstremiste

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan akuzoi Europën, duke e cilësuar si strehë për partitë ekstremiste të drejtuara nga grupime terroriste. Kreu i shtetit turk e cilësoi një komedi të zezë faktin që Bashkimi Europian i kërkon Ankarasë të ndryshojë ligjet e anti terrorizmit. Gjatë një fjalimi të mbajtur në kryeqytetin e Turqisë Erdgoan deklaroi se duhet të jetë Bashkimi Europian ai që duhet të prekë ligjet anti-terror dhe kërkoi nga unioni të respektojë premtimin për lëvizjen e lirë të shtetasve turq në vendet e Bashkimit Europian nga muaji tetor. Erdogan rikutjoi se edhe në të shkuarën, Europa është treguar e butë ndaj terrorizmit, duke risjellë në kujtesë rastin e deportimit nga Turqia të një esktremisti në Belgjikë, i cili u lirua nga autoritetet belge.