KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Erdogan: Sulmet në Ankara me origjinë nga Siria
Erdogan: Sulmet në Ankara me origjinë nga Siria

Erdogan: Sulmet në Ankara me origjinë nga Siria

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, vendosi një kurorë me lule ne vendin e sulmeve  terroriste me bomba në Ankara për nder të viktimave. Ai tha se Turqia ka informacione të inteligjencës, që sugjerojnë se dy sulmet vetëvrarëse të 10 tetorit, nga të cilat u vranë 97 vetë, ishin planifikuar nga militantët të cilët e kanë “origjinën” në Siri. Ai theksoi se autoritetet nuk e përjashtojnë asnjë grup në hetimet për sulmet vdekjeprurëse gjatë tubimit paqësor në Ankara. Në këtë kuadër presidenti tha se hetimi po kerkon lidhje mes militantëve të Shtetit Islamik dhe Partisë Punëtore të Kurdistanit, që është e jashtëligjshme në Turqi. Presidenti i Turqisë i hodhi poshtë sugjerimet e një partie prokurde se zyrtarët shtetërorë mund të kenë rol në sulmet kundër mbështetësve opozitarë të krahut të majtë dhe veprimtareve kurdë, duke thënë se këto akuza janë bazuar në thashetheme.