KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Erdogan: Sulmi me bombë në Stamboll, i pafalshëm

Erdogan: Sulmi me bombë në Stamboll, i pafalshëm

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha sot se sulmi me bombë në Stamboll është “i pafalshëm”. Për këtë ai ka akuzuar Partinë Punëtore të Kurdistanit. Erdogan ka përsëritur se Turqia do të vazhdojë deri në fund luftën kundër terrorizmit. Të paktën 11 persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe shtatë policë ndërsa 36 janë plagosur gjatë sulmit me bombë në një veturë të Policisë në qendër të Stambollit. “Sulmi në qytete të mëdha siç është Stambolli, nuk është asgjë e re për Partinë kurde”, ka thënë Erdogan pasi vizitoi të plagosurit në spitalin që gjendet afër vendit ku shpërtheu bomba.