KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Takim historik Erdogan–Putin,Rivendosja e marrëdhënieve ekonomiko–tregtare, Diskutime për Sirinë
EPA/IVAN SEKRETAREV / AP / POOL POOL
EPA/IVAN SEKRETAREV / AP / POOL POOL

Takim historik Erdogan–Putin,Rivendosja e marrëdhënieve ekonomiko–tregtare, Diskutime për Sirinë

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan udhëtoi sot drejtë Shën peterburgut për bisedime me homologun rus, Vladimir Putin. Kjo bisedë e cila pritet të riparoje marrëdhëniet e dëmtuara nga rrëzimi i avionit rus në Turqi u shoqërua me cënimin e marrëdhënieve ekonomike e tregtare. Përpjekja për të ringjallur marrëdhënien e partnerëve strategjike siç e kanë cilësuar njëri tjetrin nisi me ndjesën e Ankarasë për rrëzimin e avionit rus ushtarak , Erdogan e ka cilësuar vizitën historike, një rifillim të ri, një faqe e re në marrëdhëniet dypalëshe. Çështje të tjera pritet të jenë temë e diskutimeve siç është qëndrimi ndaj Sirisë, ku Moska dhe Ankaraja mbështesin pale të kundërta të konfliktit 5 vjeçar. Kjo vizitë e presidentit turk është e para jashtë vendit që pas grushtit të shtetit të 15 Korrikut.

Presidentët Erdogan e Putin takohen sot në Shën Peterburg në një takim i cili është cilësuar historik e një faqe e re marrëdhëniesh mes dy vendeve . Ky takim pritet të rivendose marrëdhëniet ekonomike e tregtare, ndërsa mbetet për t`u parë qëndrimi i tyre lidhur me çështjen e Sirisë.