KRYEFAQJA » LAJME » Erdogan: Turqia nuk përshkallëzon situatën
Erdogan: Ngjarja e Stambolit vepër e një atentatori vetvrasës me origjinë siriane

Erdogan: Turqia nuk përshkallëzon situatën

Turqia dëshiron të shmangë çdo përshkallëzim të situatës me Rusinë, pas ngjarjeve të së martës në mëngjes, kur aviacioni turk rrëzoi një avion luftarak rus, që sipas saj, ka shkelur hapësirën e ajrore në kufirin me Sirinë. Deklarata është bërë të mërkurën nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. “Ne nuk kemi në mënyrë absolute asnjë qëllim për të provokuar një përshkallëzim të situatës pas kësaj çështjeje”, deklaroi Erdogan para një forumi të vendeve muslimane të mbeldhur në Stamboll. “Ne mbrojmë vetëm sigurinë tonë dhe të drejtat e popullit tonë” shtoi ai.