KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Erdogan: Turqia pa mbështetje në luftën kundër shtetit islamik
Kaos në Turqi, nuk dihet fati i presidenti Erdogan

Erdogan: Turqia pa mbështetje në luftën kundër shtetit islamik

“Duke i thënë Turqisë të zbusë ligjet e veta kundër terrorizmit, Bashkimi Europian po i kërkon asaj të ndalë luftën kundër terrorizmit”. Kështu ka deklaruar presidenti i Turqisë, Taip Erdogan gjatë një fjalimi në Ankara. Sipas Reuters, Erdogan po ashtu ka thënë se Turqia nuk do të ndalojë së marri vendime vetë, sepse nuk po merr përkrahjen e dëshiruar nga aleatet në luftën kundër Shtetit Islamik.