KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Erdohan : Italia duhet të merret me mafian, jo me tim bir!
Erdohan : Italia duhet të merret me mafian, jo me tim bir!

Erdohan : Italia duhet të merret me mafian, jo me tim bir!

Presidenti i Turqise Rexhep Taip Erdohan dha një interviste ekskluzive me rrjetin publik italian Rai, ku përsëriti akuzat drejt Perëndimit se e ka harruar Turqinë para dhe pas dështimit të perpjekjeve për grusht shteti. “Perëndimi duhet të zgjedhë në cilën anë qëndron, sepse “pas disa deklaratave”, duket sikur është në “anën e organizatorëve të grushtit të shtetit”. “Mogherini nuk duhet të flasë nga jashtë, duhet të vijë në Turqi për të parë se për çfarë flet. Kur në Paris vdiqën 5-6 persona, Mogherini e vizitoi menjëherë. Në Turqi vazhdon një grusht shteti kundër demokracisë dhe askush nuk ka ardhur ta vizitojë”, tha presidenti. Ai e përshkroi rrjetin e Fetullah Gylenit si entitet kriminal që e quan veten fetar. Lidhur me idene për rivendosjen e denimit me vdekje pesidenti turk tha se nuk do të kundërshtojë vullnetin e shumicës së popullit, pavarësisht se ky hap do të kushtojë negociatat tashmë tejet të vështira me Bashkimin Evropian. “Ekziston në Shtetet e Bashkuara, Kinë, Bahrein, Indonezi, Bjellorusi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajt, tha ai. Në intervistën për Rai-n iu kushtua hapësirë edhe hetimit për Bilalin, djalin e madh të Erdoganit, i cili ka një dosje të hapur gjyqesore në Bolonjë, ku edhe studion. “Kjo gjë mund të vërë në vështirësi marrëdhëniet tona me Italinë e cila duhet të merret me mafian, jo me tim bir”, tha presidenti Erdohan.