KRYEFAQJA » LAJME » Veliaj në Prishtinë, takime me krerët më të lartë të shtetit

Veliaj në Prishtinë, takime me krerët më të lartë të shtetit

Në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Prishtinë, i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u takua me krerët më të lartë të shtetit e politikës, me të cilët bisedoi për mënyrat se si politikat qeveritare të jenë më produktive për qytetarët shqiptarë në të dy anët e kufirit. Kryebashkiaku Veliaj u prit në një takim nga kryeministri Isa Mustafa, të cilit i shprehu angazhimin për thellimin e bashkëpunimit dhe të shkëmbimeve me Kosovën. Veliaj u takua edhe me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të cilin e informoi në lidhje me nismën për konkretizimin e Unionit të Bashkive Shqiptare. Kryebashkiaku i Tiranës u takua edhe me Ministrin e Jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj dhe kryetarin e kuvendit, Kadri Veseli. Kryeabshakiaku i Tiranës Veliaj e ai i Prishtines Ametaj përuruan edhe qëndrën e re të mjekësisë familjare numër 1 në lagjen Tophane të Prishtinës.