KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Ermonela Jaho, fituesja e çmimit të publikut në International Opera Awards
Ermonela Jaho fituesja e parë shqiptare e një cmimi Oscar

Ermonela Jaho, fituesja e çmimit të publikut në International Opera Awards

Sopranoja e njohur shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho shpallet fituese në International Opera Awards. E nominuar në kategorinë Reader`s Award, ajo triumfoi mes shumë figurave të shquara të botës. I konsideruar si Oscar-i i Operes në Botë, ky çmim prestigjoz u fitua nga artistja shqiptare gjatë mbrëmjes të së dielës në teatrin “Savoy” të Londrës. Çmimi i Publikut në Opera Awards 2016″ është e jashtezakonshmja Ermonela Jaho”, ky ka qënë njoftim i bërë në Twitter nga faqja zyrtare e International Opera Awards. Në ceremoninë e ndarjes së cmimeve Ermonela Jaho interpretoi “Un Bel Di” nga Madama Butterfly. Dua të falenderoj të gjithë admiruesit e artit tim nëpër botë dhe veçanërisht në Shqipëri për mbështetjen dhe dashurinë. Kushdo që i dedikon jetën pasionit të tij është gjithmonë fitues. Ju dua të gjithëve!” këto kanë qënë emocionet dhe fjalët që artistja shqiptare ka shprehur menjëherë pas marrjes së çmimit në faqen e saj zyrtare në Facebook.