KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Ermonela Jaho në Teatrin Mbretëror në Spanjë

Ermonela Jaho në Teatrin Mbretëror në Spanjë

Ermonela Jaho, prej disa mbrëmjesh po ndez publikun madrilenas në teatrin mbretëror të Spanjes në rolin e Desdemonës. Pasi ka shkëlqyer përkrah tenorit Gregory Kunde, produksioni i “otellos” i konsideruar një nga më të sukseshmit në historinë e këtij teatri rikthehet me një zë plot shkëlqim si ai i sopranos shqiptare. Një përformancë madhështore, plot emocione ku intriga dhe dashuria kapërthehen në një dyluftim të fuqishëm. Otello rikthet në operan mbretërore të Spanjës pas 17 vitesh dhe në rolin e Desdemonës shkëlqen ylli i sopranos plot emocion dhe drithërima vokale. Publiku ‘Otellos’ së Verdit në teatër është magjepsur nga simbioza mes sopranos shqiptare, në rolin e Desdemonës dhe tenorit Gregory Kunde në rolin e Otellos.
Mediat spanjolle e kanë cilësuar një fund triumfal akti final i operës së famshme pas premierës dhe në të gjitha netët kur është shfaqur Ermonela Jaho. Duartrokitjet kanë zgjatur disa minuta për dyshen dhe për gjithë ekipin që në fund të operës mblidhet në skenë. Kunde konsiderohet ndoshta Otello më i mirë i të gjitha kohërave, po aq sa sopranoja shqiptare e cila nuk e lë pas performancën e Desdemonës, një rol i komplikuar e me plot emocione.
Mbretëresha Leticia e Spanjës ka qenë e pranishme në hapjen e sezonit të Teatrit Mbretëror, bashkë me një pjesë të Familjes Mbretërore duke i dhënë prestigj gjithë produksionit operistik.