KRYEFAQJA » LAJME » Ersekë, maturantët në protestë: Jo gjuhës së huaj, nuk na jep pikë për në universitet!

Ersekë, maturantët në protestë: Jo gjuhës së huaj, nuk na jep pikë për në universitet!

Maturantët e shkollës “Petro Nini Luarasi” në Ersekë prej 5 ditësh kanë bojkotuar mësimin pasi nuk u është lejuar të lënë gjuhën e huaj të dytë për të zgjedhur një tjetër lëndë. Ata janë shprehur se edhe pse në udhëzuesin e “Kurrikules së re në gjimnaz” thuhet qartësisht se nxënësi mund të heq dorë në klasën e 12 nga një lëndë që e ka mbajtur në 2 vitet paraardhëse, atyre nuk u është lejuar një gjë e tillë, duke i penalizuar për të mos vijuar studimet e larta në degën e tyre të preferuar. Drejtoresha e shkollës Zamira Metko është shprehur se kërkesa e maturantëve i është përcjellë ministrisë së arsimit, por përgjigjia ka qënë negative. Nxënësit kanë paralajmëruar se do të vijojnë protestat deri në zgjidhjen e problemit të tyre.