KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Ersekë: Pallati i Kulturës i degraduar

Ersekë: Pallati i Kulturës i degraduar

Do duhej të ishte vatër e kulturës por gjithçka është shkatërruar dhe e mbytur në lagështi. Bëhet fjalë për pallatin e kulturës në qytetin e Ersekës ku siç shihet edhe në pamjet e fokusuara nga kamera jonë godina po shkon drejt degradimit. Suva të rëna kudo, lagështia dhe myku janë kthyer në mysafirët më të rinj te kësaj qëndre kulturore.

“ Vet ministrja e Kulturës pas kësaj që kemi bërë neve na ka premtuar komplet restaurimin dhe kryesisht çatinë, rregullimin e çatisë pasi është problem sepse për shkak të amortizimit ka shumë lagështi. Ndërkohë ne nga ana jonë për vetë rëndësinë që ka edhe sivjet kemi ndërhyrë disa herë në pallatin e kulturës si objekt, kryesisht në çati. Dhe sivjet kemi planifikuar një fond për të ndërhyrë në pjësët më emergjente” tha Gjergji Qiriazi shef i kabinetit pranë Bashkisë Kolonjë.

Për përgjegjësit situata paraqitet mjaft alarmante, ndërsa kërkohet një ndërhyrje urgjente. Pallati i kulturës në qytetin e Ersekës prej më shumë se 25 vitesh nuk i është nënshtruar asnjëherë rikonstruksionit ndërsa dita ditës po shkon drejt degradimit.