KRYEFAQJA » LAJME » Erzen Rustemi, boksieri kampion
erzen rustemi, boksier, kampion boksi, wbo, ring

Erzen Rustemi, boksieri kampion

Erzen Rustemi prej 7 vitesh është kampion në sportin e boksit. Ai konkurron në peshat e rënda në boksin profesionist. Rustemi ka zhvilluar 11 ndeshje në boksin profesionist dhe i ka fituar të gjitha, 9 prej të cilave me KO. Erzen Rustemi është kampion i Evropës në federatën WBU.

Me origjinë nga Gjilani i Kosovës e me banim në Zvicër, Rustemi ngjitet dhe mbron në ring, ngjyrat kuqezi të Shqipërisë. Ëndrra e tij është të zhvillojë një ndeshje në Shqipëri, përpara tifozerisë së zjarrtë kuqezi.

Erzen Rustemi garon në duelet që zhvillojnë 4 federatat më të rëndësishme ndërkombëtare të boksit. Duelin e radhës, Erzen Rustemi do ta zhvillojë në muajin gusht.