KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Argjentina fundos një anije peshkimi kineze
Eshtë fundosur një anije peshkimi kineze duke peshkuar ilegalisht në ujërat territoriale të Argjentines

Argjentina fundos një anije peshkimi kineze

Argjentina ka njoftuar se ka fundosur një anije peshkimi kineze e cila pavarësisht paralajmërimeve ka vazhduar të peshkojë ilegalisht duke shkelur ujërat territoriale, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të bërë nga drejtuesit e Sigurisë së Rojës Bregdetare të Argjentinës theksohet se anija e peshkimit “Lu Yan Yuan Yu 010” pasi u përcaktua nga ekipet e rojës bregdetare se po peshkonte ilegalisht ajo u ndoq drejt ujërave territoriale ndërkombëtare duke u paralajmëruar me radio marrëse dhe me hapje të zjarrit paralajmërues.

Pasi peshkarexha kineze ka rrezikuar jetën e ekuipazhit të saj duke kryer manovra të rrezikshme dhe duke u përplasur qëllimisht disa herë me ekipet e rojës bregdetare, theksohet se është fundosur ku dhe janë shpëtuar 4 personat e ekuipazhit.

Gjithashtu theksohet se edhe pjesa tjetër e ekuipazhit të cilët kishin braktisur peshkarexhën janë shpëtuar nga një anije tjetër peshkimi e cila i ka ndjekur në mënyrë të fshehtë. Në lidhje me situatën vihet në dukje se janë vënë në dijeni Ministria e Jashtme e Argjentinës dhe Ambasada e Kinës në Buenos Aires.