KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Është ndarë nga jeta “Artistja e Popullit”, Melpomeni Çobani
Është ndarë nga jeta "Artistja e Popullit", Melpomeni Çobani

Është ndarë nga jeta “Artistja e Popullit”, Melpomeni Çobani

Është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare Artistja e Popullit, aktorja e Estradës së Tiranës, Melpomeni Çobani. Melpomeni Çobani është një ndër themelueset e para të Estradës së Tiranës në vitin 1952, e cila shënon gjatë karrierës së saj artistike një mori rolesh në teatër, estradë dhe film. Veprimtaria artistike do të vazhdonte më tej me ngritjen e Teatrit të Kukullave dhe pjesëmarrjen në emisionin e humorit “Otra gazmore” ne Radio Tirana. Për meritat e saj artistike është vlerësuar me shumë çmime e tituj. Në vitin 1961 dekorohet me titullin “ Artiste e Merituar” ndërsa në vitin 1976 Melpomeni Çobani do të vlerësohej me titullin më të lartë “Artiste e Popullit”.