KRYEFAQJA » LAJME » Përurohet by passi Rrogozhinë – Peqin – Elbasan
Është peruruar sot BY PASSI  Rrogozhinë – Peqin – Elbasan

Përurohet by passi Rrogozhinë – Peqin – Elbasan

Nga sot ata, të gjithë ata që do përdorin aksin Rrogozhinë – Peqin – Elbasan, do e përshkojnë atë 30 minuta më shpejt, e në kushte sigurie të lartë. Në përurimin e By Passit, Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto vec kësaj vuri theksin tek impakti ekonomik për zonën. “Kjo rrugë që do ketë impakt ekonomik dhe social të ndjeshëm, projekti është përmirësuar me disa nënkalime duke plotësuar dhe kërkesat e banorëve të zonës. Do të jetë në ndihmë të biznesit dhe banorëve” tha ai. Ndërsa ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin tha se “Jam shumë e kënaqur që ne e mundësuam këtë investim dhe që përfundoi pikërisht në kohën që ishte planifikuar. Gjithcka bëhet për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Kjo është një nga prioritetet tona. Kemi planifikuar 1 miliardë euro për të gjithë rajonin e Shqipëria, sigurisht do marrë pjesën e saj” tha zonja VlahutinKjo vepër e rëndësishme infrastrukturore është 4.5 km e gjatë. Ajo u financua nga BE në vlerën e 5.7 ml eurove.