KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Eshton Karter njoftoi se forcat në terrren, nën kontroll qytetin sirian të Shadadit
_aston-carter-

Eshton Karter njoftoi se forcat në terrren, nën kontroll qytetin sirian të Shadadit

Sekretari amerikan i mbrojtjes Eshton Karter raportoi sot për një avancim të fushatës ushtarake të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të në luftën kundër shtetit islamik në Irak dhe Siri. Karter njoftoi se forcat në terrren, kanë marrë nën kontroll qytetin sirian të Shadadit, i cili deri në rimarrjen e tij shërbente si nyje kyce për zhvillimin e logjistikës dhe tregtisë së naftës së ISIS.

Për shkak të strategjisë dhe vendosmërisë sonë, koha është tashmë në anën tonë. Partnerët tonë në Irak kanë rimarre Ramadin dhe po avancojnë në Anbar. Ndërkohë, në po shënojmë hapa të sukseshme në shkatërrimin e shtetit islamik në Siri”, u shpreh Karter.

Sekretari Amerikan i shtetit gjithashtu u shpreh se nëse zbatohet sic duhet marrëveshja e armëpushimit të pjesshëm të arritur nga SHBA-të dhe Rusia, kjo do të përbënte hapin e parë drejt dhënies fund të luftës civile dhe vuajtjeve të popullit sirian.