KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Estonia merr presidencën e BE-së në 2017-ën, pas daljes së Britanisë nga blloku
estonia-eu

Estonia merr presidencën e BE-së në 2017-ën, pas daljes së Britanisë nga blloku

Estonia do të marrë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian në fund të vitit 2017, pasi Britania vendosi të largohet nga BE-ja, ka njoftuar mbrëmë vonë Bashkimi Evropan. Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së kanë arritur një marrëveshje të gjërë më 20 korrrik, që presidenca e Estonisë të bëhet 6 muaj më herët se sa ishte planifikuar në vend të Britanisë, ka thënë një zëdhënës i presidentit tëë Bashkimit Evropian, Donald Tusk. Në njoftimin e mbrëmshëm thuhet se ky vendim është formalizuar. Aktualisht, kryesuese e Bashkimit Evropian është Sllovakia, ndërsa në pjesën e parë të vitit të ardhshëm, kryesuese do të jetë Malta.