KRYEFAQJA » LAJME » Ethe bastesh për Lihtenshtejn – Shqipëri
Ethe bastesh për Lihtenshtejn - Shqipëri

Ethe bastesh për Lihtenshtejn – Shqipëri

Pak orë përpara sfidës Lihtenshtejn – Shqipëri e vlefshme për eleminatoret e botërorit Rusia 2018, kompanitë e basteve vazhdojnë të sjellin oferta të shumta. Parashikimi se Lihtenshtejni mund të fitojë deri në mesditë kuotohej me 19, ndërsa fitorja e Shqipërisë me 1.22. Barazimi i takimit kuotohej me 6.5. Ndërkaq basti i kombinuar, 45 – 90, fitore e Shqipërisë në pjesën e parë dhe fitore e takimit nga Lihtenshtejni, ose 2 me 1, kuotohej me 201.
Deklarimet e protagonistëve të ndeshjes që po pritet me mjaftë interes i japin fitoren Shqipërisë. Traineri i kombtares shqiptare De Biazi tha një ditë më parë se ishte i gatshëm të firmoste për një fitore minimale 1-0.