KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Etna aktivizohet sërish

Etna aktivizohet sërish

Vullkani më i lartë i Evropës, Etna është aktivizuar sërish. Etna, 3300 metra e lartë, është vullkani më aktiv i kontinentit, që shpërthen disa herë gjatë vitit. Qindra mijëra turistë nga gjithë bota shkojnë në Siçili për të parë krateret e Etnës. Por vetëm pak janë me fat që të jenë të pranishëm për të parë nga afër aktivitetet vullkanike. Shpërthimi i tanishëm nuk shkaktoi ndonjë ndërprerje të aeroportit të Katanias aty pranë, pasi sasia e hirit të lëshuar ishte e vogël. Mali Etna mendohet të ketë historinë më të vjetër të dokumentuar, të shpërthimeve se sa çdo vullkan tjetër në botë. Për herë të parë shpërthimi i tij vullkanik, është regjistruar në vitin 425 para erës sonë. Hera e fundit që zonat përreth janë rrezikuar ka qënë në vitin 1992, kur llava iu afrua deri në 850 metra zonave të banuara.