KRYEFAQJA » LAJME » Euralius përshëndet miratimin e ligjit për vettingun

Euralius përshëndet miratimin e ligjit për vettingun

Misioni i Euralius, një nga kontribuesit më të mëdhenj të BE për Reformën në Drejtësinë shqiptare ka përshëndetur miratimin e ligjit të vettingut nga parlamenti shqiptar, si një “… hap në rrugën drejt rritjes së besimit të qytetarëve në drejtësi”. “Euralius mirëpret miratimin e këtij legjislacioni shumë të rëndësishëm, në zbatim të ndryshimeve kushetuese të miratuara më 22.07.2016″ bëhet e ditur në një deklaratë të misionit në Tiranë. “Me zbatimin e këtij ligji, do të fillojë  një proces vlerësimi për gjyqtarët dhe prokurorët, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, këshilltarët ligjor pranë gjykatës Kushtetuese dhe gjykatës së Lartë si dhe ndihmësit ligjor pranë gjykatave administrative dhe Prokurorisë së Përgjithshme” shprehet Euralius. Sipas misionit, procesi i vlerësimit do të bazohet në kontrollin e pasurive, kontrolli i figurës (lidhja më krimin dhe të inkriminuarit) dhe profesionalizmi i gjyqtarëve dhe prokurorëve (aftësitë profesionale).