KRYEFAQJA » LAJME » “Euro 16”: De Biazi optimist i matur
"Euro 16": De Biazi optimist i matur

“Euro 16”: De Biazi optimist i matur

Traineri i Kombëtares Shqiptare të futbollit Xhovani De Biazi, shprehet me optimizëm të matur për përfaqësimin e kuq e zinjve në “Euro 16”. “Do të donim që pas këtyre 3 ndeshjeve të sigurojmë një ose dy,  sepse për më shumë quhet ëndërrim”. “Por duhet të kemi parasysh që të mos e ekzagjirojmë sepse kundërshtarët që kemi në grup janë shumë të fortë” tha ai. Deklaratat e tij zoti De Biazi i bëri gjatë një cermonie festive që FSHF organizoi në Tiranë me rastin e dhënies së çmimit  “Pankina e Artë” nga  Shoqata e Trajnerëve Italianë të Futbollit.  Atij i është dorëzuar me këtë rast një  pllakate me tre ndeshjet e grupit, me të cilat kombëtarja  do të përballet  në finalet e Kampionatit Europian. De Biazi konfirmoi se kombëtarja shqiptare do të luaj dy ndeshje miqësore në fund të marsit, ndërkohë që dy ndeshje të tjera do të jenë në fund të majit.